“Vërtet e çuditshme, si nuk e fitova dot kurrë Ligën e Kampionëve”

1 Gusht 2020
14:49
Alfred Lleshi
back button

Ronaldo, braziliani, i njohur ndryshe si “Fenomeni”, ka një rekord negative, që as ai vetë nuk e beson. Tifozët e tij, jo e jo. Një nga sulmuesit më të mirë në planet, në krejt historinë e futbollit, nuk ia ka dalë ta fitojë Ligën e Kampionëve asnjëherë, edhe pse ka kaluar nëpër skuadra të tilla si Barcelona, Real Madrid, Interi dhe Milan. Një “mëkat”, të cilin e vuajnë edhe yje të tjerë si Buffon, Ibrahimovic etj. Duke folur për karrierën e tij në “Gazzetta dello Sport”, ai u ndal edhe në këtë aspekt:

“Më duket e çuditshme që kurrë nuk e kam fituar një Ligë të Kampionëve. Dhe nëse them se nuk më mungon ky trofe, unë ju gënjej. Sidoqoftë, Liga e Kampionëve është me të vërtetë çështje momentesh. Gjithmonë mendoja për të te Reali, sot nuk mund të them pse nuk e fitova dot. E kam pyetur veten shumë herë përse nuk ia dola. Mbase kur luajta në këtë kompeticion nuk isha në formën time vendimtare, e kundërta e asaj që më ndodhi më 2002 në Kore dhe Japoni. Megjithatë, kam kujtime të veçanta nga Champions-i. Nuk e harroj “Old Trafford”, tifozët të tërë në këmbë për të më duartrokitur, pas tre golave ​​ndaj Manchester United. Ky ishte një nga emocionet që më bëri të mendoja se ia vlente ta bëja atë punë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit