“Vështirësi për të gjetur talente”, Mancini: Ja çfarë kërkoj te të rinjtë

30 Mars 2023
15:37
Denis Hakanaj
back button

Duke folur gjatë konferencës “Lehtësia e (pa)qëndrueshme e futbollit” në Universitetin Sapienza të Romës, trajneri i Italisë, Roberto Mancini pati mundësinë të fliste edhe për kombëtaren dhe mungesën e gjetjes së talenteve, jo vetëm për skuadrën Axurre, por në përgjithësi.

“Mendoj se ky problem ekziston prej shumë vitesh, tani është bërë vetëm më i madh. Kur unë luaja kishte pak lojtarë të huaj në kampionat, tani është e kundërta”, shpjegoi Mancini.

“Ne kemi vështirësi në gjetjen e talenteve. Problemi më i madh, pra, është mundësia që të rinjtë të shprehen. Nëse dikush është i ri, por ka cilësi, duhet të ketë mundësi të luajë, të bëjë gabimet e tij dhe më pas të ketë shanse të tjera. ”

Duke shpjeguar metodën e tij të punës: “Në punën time përpiqem ta bëj këtë sepse në Itali ka shumë të rinj dhe nëse u jepet mundësia të shprehen do të na japin kënaqësi të madhe. Para së gjithash kërkoj cilësi teknike dhe më pas edhe mënyra si sillen me shokët e skuadrës.

“Duke marrë për shembull grumbullimet për Kampionatin Europian, kishte shumë lojtarë të mirë që mbetën jashtë dhe e meritonin të ishin atje, por në atë rast ne bëmë zgjedhje bazuar edhe në karakteristikat e sjelljes që na çuan të fitonim një kampionat të Europës pothuajse të pamundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit