Vështirësitë e Hamsik: S’kam qenë kurrë në një situatë të tillë

30 Prill 2019
15:35
Denis Hakanaj
back button

Vetëm një fitore në shtatë ndeshje. 

Ish-kapiteni i Napoli-t, Marek Hamsik, po kalon disa vështirësi në radhët e Dalian Yifang. Gjithçka është ndryshe dhe mesfushori sllovak nuk e ka fshehur: 

"Ka një diferencë të madhe mes futbollit kinez dhe atij europian, por do të kërkoj të përshtatem. Serioziteti në fushë dhe jashtë saj është shumë e rëndësishëm dhe unë do të punoj në maksimum", ka thënë Hamsik. 

Megjithatë, pas humbjes së fundit të pësuar kundër Beijing Guoan, Hamsik ka folur edhe për një problem tjetër, që është gjuha. "Me shokët e skuadrës komunikoj vetëm me gjeste", ka zbuluar ish-ylli i Napoli-t. 

"Nuk jam i kënaqur me paraqitjet që kam bërë, kërkoj të bëj gjithmonë më të mirën, por nuk kam qenë kurrë në një situatë kaq të vështirë. Dua të komunikoj me shokët e ekipit, por nuk mundem për shkak të gjuhës". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit