Vështrimi i Inzaghit gjatë VAR-it është i njëjtë me një “meme” të famshme, rrjetet sociale bëjnë “hajgare”

5 Tetor 2022
11:45
Alfred Lleshi
back button

Shprehjet e Simone Inzaghit, verbale dhe të fytyrës, tani janë proverbiale për përdoruesit e internetit, edhe para se trajneri nga Piacenza të zbarkonte në stolin e Interit.

Kështu, në kohë të mira apo të këqija, në koincidencë me fitoret e rëndësishme apo humbjet e zhurmshme të pësuara nga zikaltrit nën menaxhimin e pasuesit të Antonio Conte, rrjeti u argëtua duke shndërruar disa shprehje shumë elokuente të fytyrës të Inzaghit në “meme”.

Mbrëmja e dhimbshme, por përfundimisht fituese kundër Barcelonës nuk ishte përjashtim, duke iu ofruar në të vërtetë përdoruesve të internetit mundësinë për të gjetur një ngjashmëri të habitshme dhe të përshtatshme, duke kapur një grimasë nga Simone Inzaghi në minutat e emocionuara të fundit të ndeshjes kundër katalanasve.

Ja pra, vështrimi mes të shqetësuarit dhe të dorëzuarit me të cilin ish-trajneri i Lazios i jetoi sekondat e rastit të prekjes me dorë të topit nga VAR në fund të ndeshjes prodhoi një “meme” tjetër, një nga më të famshmet dhe më të përdorurat në Twitter.

Paralelizimi midis fytyrës së Inzaghit dhe asaj të “paraardhësit” të tij të shquar u bë menjëherë “viral” në internet, si në Itali, ashtu edhe në Spanjë, ku shpërthyen protestat e Barcelonës ndaj gjykimit.

Në sytë e frikshëm të Inzaghit, shtypi spanjoll lexoi një pranim faji, një vështrim i përkufizuar si “i sinqertë” në funksion të dhënies së mundshme të një penalltie, që mund t’i kishte lejuar Barcelonës të barazonte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit