Vetëm 11 lojtarë, skuadra kampione e Azisë përjashtohet nga Champions prej koronavirus

24 Shtator 2020
8:30
Telesport
back button

Skuadra saudite e Al Hilal, kampione në fuqi e Azisë në Champions League, është eliminuar në tavolinë nga organizatorët e këtij turneu. Kjo për shkak të koronavirus.

Ekipi ka në radhët e tij 31 persona pozitivë me Covid-19, futbollistë dhe staf, dhe në ndeshjen ndaj Al Ahli, që do të luhej në Dubai, u paraqit me vetëm 11 lojtarë (mes të cilëve dy ishin portierët rezërvë). Ky numër është nën limitin e kërkuar për një ndeshje zyrtare, 13.

Ndaj, sipas rregullores, Federata Aziatike e Futbollit ka përjashtuar ekipin e Al Hilal nga turneu, duke fshirë të gjitha rezultatet e këtij sezoni në Champions League (vendi i parë në Grupin B edhe pse ka ende një ndeshje për t’u luajtur si dhe kualifikim në fazën me eliminim direkt).

Ky është një skandal. Ne jemi kualifikuar për në fazën me eliminim direkt, mund të luanim edhe me 9 lojtarë. Por kjo është politikë, nuk na duan. Është një nga padrejtësitë më të mëdha në futbollin botëror”, tha Razvan Lucescu, trajneri i Al Hilal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit