Vetëm 22 vjeç, Coman mendon tërheqjen nga futbolli!

10 Dhjetor 2018
20:35
back button

Kingsley Coman konsiderohet ende si një ndër lojtarët më të talentuar në botën e futbollit, por karriera e tij mund të përfundojë para kohe.

Anësori ofensiv i Bayern-it është kthyer në fushë këtë muaj, pas një mungese të gjatë, që prej fillimit të sezonit për dëmtim, por në një intervistë tronditëse, talenti i kombëtares franceze ka pranuar se do të tërhiqet nga futbolli, nëse pëson një tjetër dëmtim të rëndë.

Coman këputi ligamentin në gjurin e majtë në ndeshjen hapëse të sezonit, ndeshja e parë që pas një dëmtimi të rëndë në shkurt, në të njëjtin gju, që e la jashtë Kupës së Botës.

Në një rrëfim emocional, Coman ka folur për këtë vit të zi: “Ka qenë një vit shumë i vështirë. Kur dëmtohem, është si fundi i botës”, tha Coman për TF1.

“Shpresoj të mos përjetoj më eksperienca të tilla. Mjaftë më, nuk do pranoj të operohem për herë të tretë. Nëse dëmtohem sërish, do të thotë që këmba ime nuk është për nivele të tilla.

“Do nis një tjetër jetë, një jetë anonime”, shprehet Coman, i cili në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer dhe duket se është në formë perfekte fizikisht.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > KETU për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit