“Vetëm 4 lojtarë mund të shënonin kundër Buffon-it…”

27 Maj 2020
18:00
Denis Hakanaj
back button

Federico Balzaretti ka folur për Gianluigi Buffon.

Ish-mbrojtësi i krahut ka folur për DAZN në lidhje me kohën e tij me bardhezinjtë dhe klasin e pabesueshëm të portierit italian. Ish-lojtari edhe i Palermo-s dhe Roma-s ka zbuluar se, në kohën e Fabio Capello-s, vetëm katër lojtarë ishin në gjendje t’i shënonin Super Gigi-t.

“Në stërvitje mund t’i shënonin vetëm katër lojtarë”, ka thënë Balzaretti. “Ishin Del Piero, Nedved, Trezeguet dhe, kur godiste shumë fort, Ibrahimovic”.

“Gigi të thoshte para se  të gjuaje ‘as që do të hidhem’, t’i shkoje me mendimin ‘tani do ta shqyej rrjetën’, por nuk kishe as kënaqësinë ta shtrije në tokë. Në stërvitje nuk pësonte gola kur nuk donte. Ishte mbresëlënës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit