“Vetëm Interi mund t’i japë fund “diktaturës” së Juventusit”

1 Gusht 2020
14:54
Alfred Lleshi
back button

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, ka disa fjalë edhe për Serie A, kampionat që dominohet prej gati një dekade nga bardhezinjtë, të cilët kanë fituar 9 tituj radhazi: “Unë kam besim te Zhang dhe te menaxhmenti aktual i Interit. Si tifoz zikaltër kam ëndrrën e të gjithë tifozëve. Respekt maksimal për Juventusin, i cili në Itali është një shembull se duhet menaxhuar një klub futbolli dhe ndërtuar një cikël fitues, por është koha që kjo “diktaturë” e tij të marrë fund. Dhe i takon Interit ta bëjë realitet këtë, unë nuk shoh ndonjë mundësi tjetër”.

Duke kujtuar një datë të hidhur nga historia e tij zikaltër, kur iu iku titulli nga duart në javën e fundit të Serie A, “Fenomeni” nuk e shopjegon dot as sot se si ndodhi: “Përveç aksidenti fati, 5 maji ishte edhe një faj. Kur ju e keni fatin në dorë, nuk duhet ta lini t’ju ikë. Nuk ndodhi kështu me ne atë ditë dhe kurrë e nuk e kuptuam pse. Për këtë unë edhe kam qarë. Sigurisht, sepse ishte dhurata minimale që duhej t’u jepnim tifozëve tanë. Unë duhej ta bëja për aq sa më kishin dashur, edhe kur isha i dëmtuar. Në Romë nuk e dija se çfarë do të ndodhte, vetëm atë që do t’i thoja Morattit”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit