Vetëm një dilemë në Perëndim, përcaktohen çerekfinalet e play off

13 Gusht 2020
10:21
Telesport
back button

22 skuadrat që ndodhen në Orlando duhet të luajnë ende edhe nga një ndeshje të mbetur nga sezoni i rregullt, por thuajse gjithçka është përcaktuar për sa i përket ekipeve të kualifikuara në çerekfinalet play off dhe përballjeve të radhës.

Në Konferencën e Lindjes janë përcaktuar 8 ekipet dhe çiftet çerekfinaliste, ndërsa në Perëndim pritet të mësohet emri i skuadrës së tetë, që do të dalë nga përballja shtesë mes Portland e Memphis. Fituesi do të luajë me Lakers.

Gjithashtu, ndeshjet e fundit do të përcaktojnë edhe renditjen përfundimtare, teksa betejë e fortë është për vendet 4-5 në të dyja Konferencat. Gjithsesi, në këtë rast, kjo gjë nuk ka shumë rëndësi, pasi nuk ekziston avantazhi i fushës, të gjitha ndeshjet luhen në Orlando.

Konferenca e Lindjes, – Çerekfinale play off

1-8, Milwaukee – Orlando

2-7, Toronto – Brooklyn

3-6, Boston – Philadelphia

4-5, Miami – Indiana

Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off

1-8, Lakers – Portland/Memphis

2-7, Clippers – Dallas

3-6, Denver – Utah Jazz

4-5, Houston – Oklahoma

Lajme të tjera

Lajmet e fundit