Vetëm një muaj, pa drejtuar asnjë ndeshje; Gattuso largohet nga Fiorentina

17 Qershor 2021
10:47
Alfred Lleshi
back button

“CF Fiorentina dhe mister Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët këtu dhe për këtë arsye të mos e fillojnë sezonin e ardhshëm sportiv së bashku. Klubi menjëherë vendosi të punojë për të identifikuar një zgjedhje teknike tjetër, për ta udhëhequr ekipin vjollcë drejt rezultateve që Fiorentina dhe qyteti i Firences meritojnë”. Kjo është deklarata e publikuar në faqen zyrtare të internetit dhe në mediat sociale të Fiorentinës.

As një muaj nuk ka kaluar që nga zyrtarizimi i Gattuso në stolin e Fiorentinës, por aventura e ish-trajnerit të Napolit në krye të vjollcëve tashmë ka arritur në fund. Nga tensionet e ditëve të fundit, situata nuk është rikuperuar aspak dhe tani ka ardhur ndarja zyrtare. Për të shënuar lamtumirën midis Gattuso dhe Fiorentinës mjaftuan tensionet e merkatos midis menaxhmentit të klubit dhe Jorge Mendes, agjenti i trajnerit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit