Veterani amerikan i kafazit sfidanti i McGregor për rikthimin në kafaz

3 Shkurt 2023
10:57
Telesport
back button

Rikthimi në kafaz i Conor McGregor pas gati dy vitesh pushim mund të jetë ndaj veteranit dhe legjendës së këtij sporti Tony Ferguson. Lajmin e konfirmoi vetë luftëtari amerikan, tashmë 38 vjeç, që ka humbur 5 duelet e fundit në kafaz.

Ferguson, 25 fitore e 8 humbje në kafaz, ish-kampion i përkohshëm i botës në peshën e lehtë, konsiderohet si një rival i përballueshëm nga McGregor. Irlandezi nuk duelon që prej korrikut 2021, kur mjekët ndalën triologjinë ndaj Dustin Poirier pas një dëmtimi në këmbë, që e detyroi të operohet.

“The Notorius”, 22 fitore e 6 humbje në kafaz, synon të rikthehet në pranverën e këtij viti, por ai ende nuk ka nisur procedurat për të kryer dy teste antidoping. Dy sportistët nuk kanë dueluar asnjëherë mes tyre edhe pse kanë qenë në të njëjtën peshë për shumë vite me radhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit