Veterani i Andorrës “ndahet në dy pjesë” sipas prestigjozes italiane!

12 Qershor 2019
13:49
Anton Cicani
back button

Lapsuset në formacione apo informacione sportive janë të shumta dhe shpesh të pakontrolluara, nëse sidomos aktiviteti që zhvillohet është i orës së vonë… Kështu, "Corriere dello Sport", prestigjozja italiane e Romës, në edicionin e sotëm, në skedën e ndeshjes Andorra-Francë 0-4, te formacioni i ekipit vendas, veterani i ekipit të Andorrës, Ildefons Lima Sola, gabimisht, është ndarë në dy pjesë… 

Praktikisht, ka luajtur Ildefons (vlerësuar me notën 5) dhe Lima (vlerësuar me 4,5).

Vetë futbollisti ka reaguar në twitter duke u talluar me Corriere dello Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit