Veterani i Vllaznisë, thirrje publike kryeministrit Rama: Shpëtoje futbollin!

30 Mars 2020
16:00
Alfred Lleshi
back button

“Coronavirus” ka gjunjëzuar mbarë globin, bashkë me futbollin e të gjitha sportete e tjera. Klubet më të mëdha e të fuqishme janë në vështirësi, teksa Juventus, Barcelona e ndonjë tjetër kanë rënë dakord me futbollistët që t’i ulin pagat. Në një situatë pandemie të tillë globale është e pamundur të thuhet se kur do të kthehet nromaliteti nëpër stadiume, gjë që huk përbën përparësi për qeveritë respective, sepse mbi të gjitha është jeta e njerëzve.

Edhe në Shqipëri, klubet e futbollit do të përballen me një krizë financiare të paevitueshme. Për pasojë, tek-tuk, ka prej tyre (Bylis dhe Laçi) që i kanë bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama, që t’i ndihmojë si bizneset e tjera në këtë kohë izolimi total.  Në këtë linjë ka qenë edhe thirrja publike e Ndriçim Shtubinës, futbollistit veteran të Vllaznisë, që përmes Facebook i është drejtuar kreut të ekzekutivit shqiptar:

“Përshëndetje zoti kryeministër, të uroj të jesh mirë ti, bashkë me familjen tane. Të përgëzoj për punën e mirë që po ban për popullin tonë. Në radhë të parë dua që të ndihmosh çdo shqiptar. Tani edhe futbolli ka mbetur në duart tuaja. Ke bërë stadiume të reja bashkë me FSHF, tani ke radhën të shpëtosh futbollin, sepse të gjitha klubet e futbollit kanë nevojë për ty. Me respekt, Ndriçim Shtubina, KF Vllaznia, Shkodër”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit