Veterani që nuk njeh kartë identiteti, Pandev kthehet 11 vite mbrapa (VIDEO)

12 Korrik 2020
18:13
Telesport
back button

Mosha mbetet moshë, ashtu si karta e identitetit apo pasaporta… 36 vjeç por në fushë ende me uri dhe etje për të gjetur rrjetën e kundërshtarit dhe dërguar topin aty!

GENOA-SPAL 1-0: splendido GOL di PANDEV, che apre le marcature (VIDEO)

Ndoshta shumë e harrojnë por Goran Pandev është ai bomber që nuk njeh plakje dhe vrapon ende në një moshë ku shumë kolegë të tij janë bërë trajnerë apo kanë braktisur futbollin.

Pjesë e Tripletës së famshme të Interit, sulmuesi maqedonas ka shënuar sot golin e 9-të në këtë kampionat, diçka që nuk ndodhte prej sezonit të largët 2008-2009, kur vishte fanelën e Lazios.

Pandev i ka realizuar SPAL me një diagonale të bukur!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit