Veterani vendos rekordin historik në MLS me një gol qesharak (VIDEO)

19 Maj 2019
11:56
back button

Chris Wondolowski është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Major League Soccer (MLS), i njohur si kampionati i futbollit në SHBA.

Sulmuesi i San Jose Earthquakes shënoi golin numër 146 në MLS, duke kaluar 145 realizimet e Landon Donovan. Në fakt ishte një gafë e portierit të Chikagos që i dha shansin të shënojë golin e rekordit.

Në pjesën e dytë 36-vjeçari nuk u ndal dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, duke siguruar fitoren 4-1 për skuadrën e tij dhe kapi shifrën e 148 golave, duke e thelluar rekordin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit