Vettel apo Hamilton fitues? Ja vendimi surprizë i kompanisë së basteve

10 Qershor 2019
20:34
Telesport
back button

Sebastian Vettel me Ferrari preu i pari vijën e finishit në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1 zhvilluar ditën e diel. Gjithsesi, ai u penalizua me 5 sekonda, ndaj ligjërisht fitues i kësaj gare është Lewis Hamilton me Mercedes. Një vendim që ka mërzitur jo pak ata persona që kishin vënë bast për fitoren e pilotit gjerman të “kokëkuqes”.

Gjithsesi, kompania italiane e basteve Snai ka vendosur të shpërblejë financiarisht të dyja palët, si ata që kishin vënë bast për Vettel ashtu dhe ata që kishin vënë bast për Hamilton (për këtë të fundit fitorja është zyrtare nga komisarët e pistës). Një vendim që ka kënaqur të gjithë, sidomos ata që kishin vënë bast për pilotin e Ferrarit, që nuk kanë dalë duarbosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit