Vettel apo Leclerc? Ferrari merr vendimin për pilotin favorit

13 Shkurt 2020
9:23
Telesport
back button

Për Ferrarin mbetet një enigmë se cili do të jetë piloti kryesor, tek i cili skuadra do të mbështesë forcat për fitimin e titullit kampion këtë sezon në Formula 1. Gjithsesi, drejtori sportiv Mattia Binotto u ka vënë kapak thashethemeve për këtë çështje, duke thënë se nuk do të ketë asnjë pilot favorit.

Ka kaluar një vit dhe gjërat kanë ndryshuar. Charles tani ka më shumë përvojë me ne, ndryshe nga një vit më parë kur deklaruam se Sebastian do të jetë piloti ynë i parë. Pas një viti të dy kanë treguar se mund të duelojnë për titullin. Ndaj, janë në të njëjtin nivel për ne”, tha Binotto.

Mendoj se Sebastian këtë vit do të jetë më i shpejtë. Ai e di mjaft mirë se çfarë duhet të bëjë dhe është përgatitur mirë gjatë dimrit, është i përqendruar. Edhe Charles është në formë, është agresiv dhe i uritur për fitore. Ndaj presim maksimumin prej tyre për Ferrarin”, tha Mattia Binotto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit