Vettel bën autokritikë: Kam bërë gabime, por di si ta fitoj titullin

4 Dhjetor 2018
21:15
Telesport
back button

Sebastian Vettel është i vetëdijshëm se një pjesë të dështimit për t’u shpallur kampion bote me Ferrarin këtë sezon është edhe për fajin e tij, pasi gaboi në disa gara kur kishte fitoren e garantuar. Por piloti gjerman i “kokëkuqes” ka bërë sot autokritikë, duke thënë se ka mësuar nga gabimet dhe se vitin e ardhshëm do të arrijë të mposhtë Lewis Hamilton. “Nuk e kam problem të pranoj se kam bërë gabime”, thotë Vettel.

Por i kam kuptuar ghabimet e mia, madje shpejt dhe e di që gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt në favorin tim. Di se në cilat gjërat mund të ndryshoj, janë 2-3 aspekte ku më duhet të bëj një sforco më të madhe në të ardhmen”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”, 4 herë kampion bote në Formula 1.

Megjithatë, viti 2018 ka qenë më i mirë për Ferrarin, duke parë një rritje në rendimentin e Kimi Raikkonen, ndërsa Vettel ka ruajtur të njëjtat kuota. “Tani kemi nevojë për pak pushim, për t’u qetësuar dhe për të kuptuar se ku abuam dhe ku mund të përmirësohemi. Unë nuk e kam harruar se si fitohet titulli kampion, do të punojmë dhe do të rikthehemi më të fortë”, tha Vettel.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit