Vettel bën premtimin: Në Barcelonë thyejmë tabunë dhe hegjemoninë e Mercedes

10 Maj 2019
11:26
Telesport
back button

Kemi moralin e lartë dhe do të sjellin në garën e Barcelonës shumë ndryshime. Shpresoj që ato të bëjnë kthesën e madhe dhe të fitojmë në Spanjë”, tha Sebastian Vettel. Piloti gjerman i “kokëkuqes” ende nuk ka fituar asnjë garë këtë sezon.

Duam që ta bëjmë Ferrarin makinën më të shpejtë edhe pse për momentin na ka munguar diçka për ta nxjerrë makinën në vijën e parë”, u shpreh më tej Vettel.

Paketa që do të paraqesim në Spanjë është premtuese, ndërkohë që e dimë se kemi një makinë të shpejtë dhe të fortë. Kemi patur disa vështirësi, por do t’i bashkojmë të gjitha pjesë për të qenë gjithnjë e më të shpejtë”, u shpreh 4 herë kampioni i botës.

Edhe pse pista është e njëjtë çdo vit gara është ndryshe. Kemi besim dhe kemi një motor të ri, që na jep mundësi të jemi më të shpejtë. Morali është i lartë dhe besojmë se do të fitojmë në Barcelonë”, tha Vettel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit