Vettel merr ofertën surprizë nga një makinë e dorës së dytë”

14 Korrik 2020
14:30
Telesport
back button

E ardhmja e Sebastian Vettel është ende një dilemë. Nuk dihet nëse 4 herë kampioni i botës në Formula 1 do të rikthehet te Red Bull, pasi të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni. Duket se vëmendjen nga gjermani ka hedhur makina amerikane Haas, në kërkim të një piloti me përvojë.

Gunther Steiner, një nga drejtuesit e makinës Haas, shprehet se është gati ta mirëpresë një ikonë të Formula 1 si Vettel.

Është një pilot që mban 4 tituj kampionë bote, ndaj një pilot si ai është gjithnjë i rëndësishëm në sportin tonë. Ne jemi gati ta mirëpresim, por pyetja është nëse Vettel pranon të punojë me një makinë të vogël si e jona”, tha Steiner.

Nuk e dimë se çfarë planesh ai ka për të ardhmen, por jemi gati të bashkëpunojmë me të. Ne nuk jemi të shqetësuar se mos mbetemi pa pilotë, pasi ka mjaft të tillë në merkato, madje edhe disa të rinj të talentuar”, tha Steiner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit