Vettel pranon dështimin: Po bëj shumë gabime

9 Shtator 2019
11:10
Telesport
back button

Sebastian Vettel nuk është më kampioni i dikurshëm. Piloti gjerman i “kokëkuqes” e mbylli në vendin e 13-të garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Një gabim në xhirot e para të garës i kushtoi shumë 4 herë kampionit të botës, që këtë sezon nuk ka fituar ende.

Nuk jam aspak i kënaqur me veten. Janë shumë gabime që më kanë penalizuar”, u shpreh piloti gjerman. “Humba kontrollin e makinës dhe aty gara ime përfundoi aty. Aksidenti me Stroll? Më vjen keq, por nuk shihja dot nga pasqyrat se kush vinte nga e majta ime”, u justifikua Vettel.

Incidenti i Vettel me Stroll ne Monza

Lajme të tjera

Lajmet e fundit