Vettel thumbon Leclerc pas aksidentit: E teproi, atë s’duhej ta bënte

13 Korrik 2020
10:22
Telesport
back button

Gara e dytë e botërorit 2020 të Formula 1, zhvilluar ashtu si e para në Austri, ishte një dështim prë Ferrarin. Sikur të mos mjaftonin problemet që makina italiane ka në pistë dhe diferencat e mëdha karshi rivalëve, në Austri ndodhi edhe kontakti mes dy pilotëve të saj.

Charles Leclerc goditi Sebastian Vettel dhe të dyja makinat Ferrari u detyruan të linin garën që në xhiron e parë. “Mëkat për atë kontakt, por nuk mund të bëja asgjë. Mendoj se Charles nuk duhej ta bënte atë manovër, pasi nuk kishte hapësirë. Një veprim i tepruar në atë start”, tha Vettel.

Kjo ishte një garë ku duhej të testonim disa ndryshime, por për fat të keq nuk ia dolëm dot mbanë. Nuk ishte kjo që ajo prisnim nga kjo garë, një kontakt dhe 0 pikë”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit