Vidal braktis të fejuarën, ia rrëmben zemrën gazetarja sportive

19 Korrik 2021
14:34
Alfred Lleshi
back button

Duke pritur të mësojë se cila do të jetë e ardhmja e tij sportive, akoma tek Interi apo diku tjetër, Arturo Vidal po revizionon veten edhe në planion sentimental, pasi i dha fund marrëdhënies me modelen kolumbiane, Sonia Isaza. Sipas asaj që lexojmë në mediat e Kilit, në fakt, Vidal do t’i jepte fund fejesës së tij dhe do të lidhej tashmë me një vajzë të re.

“Flaka” e re e dashurisë së Vidal është Daniella Duran, një gazetare sportive kolumbiane. Sipas Cecilia Gutierrez, në fakt, Vidal dhe Daniella kanë disa kohë bashkë. Gazetarja sportive e ka ndjekur Kupën e Amerikës në Brazil, duke intervistuar ekskluzivisht mesfushorin e Kilit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit