Vidal: Champions-i nuk më lë të fle, dua ta fitoj me Interin

17 Maj 2021
12:46
Alfred Lleshi
back button

Arturo Vidal u kthye të punojë pjesërisht me ekipin të premten, pas dhimbjeve që erdhën nga shërimi i nxituar i operacionit të gjurit, të kryer në mes të marsit. Ai mbetet e vetmja notë e paqëndrueshme e sezonit të madh zikaltër. Kiliani në fakt luajti pak dhe keq. Conte u përqëndrua tek ai për një kohë të gjatë, pastaj, falë problemeve në gju, u kthye tek Eriksen dhe Interi u ngjit drejt titullit.

Nuk është mister që, nën regjimin e uljes së kostove, 6.5 milionë euro, që do t’i paguhen të paktën edhe për një sezon tjetër mesfushorit, nuk janë të mirëseardhura për klubin. Kjo do t’i bëhet e qartë 34-vjeçarit, por ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kaq shumë para. Siç ia bëri të qartë “Espn Kili”: “Është shumë e vështirë të mendosh për një ekip tjetër, pasi ke fituar titullin me Interin vetëm dy javë më parë. Ta dish se çfarë do të ndodhë tani është shumë e vështirë. Champions-i është ëndrra ime, nuk më lë të fle. Unë dua të vazhdoj këtu tek Interi dhe të luftoj për ta fituar atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit