Vidal pëson vjedhjen e rëndë, dëmi është 400 mijë euro

28 Nëntor 2021
11:49
Denis Hakanaj
back button

Fatkeqësi për Arturo Vidal.

Mesfushori zikaltër, sipas La Provincia di Como, ka pësuar një vjedhje në mbrëmjen e derbit kundër Milan-it.

Shtatë nëntorin e kaluar, lexohet, hajdutët kanë hyrë në vilën e kilianit në Villaggio del Sole.

Përveçse kanë kthyer përmbys shtëpinë, keqbërësit kanë vjedhur sende me vlerë dhe një Mercedes me vlerë rreth 400 mijë euro që lojtari mbante në oborr.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit