Vidal: Po na vrasin, është çmenduri të luash 3 ndeshje në 8 ditë

10 Shtator 2021
13:53
Alfred Lleshi
back button

Arturo Vidal, mesfushori i Interit, komentoi për mediat kiliane në lidhje me humbjen 3-1 të kombëtares së tij në Kolumbi, në kualifikuesen e Kupës së Botës, duke treguar gishtin drejt kalendarit ndërkombëtar: “Të luash këtu në Barranquilla është ferr, Kolumbia bëhet vërtet e frikshme. Por, gjithashtu duhet thënë se tri ndeshje në tetë ditë është çmenduri. Kështu po na vrasin”. Lojtari zikaltër më pas nënvizoi vështirësitë e një kalendari që i detyroi futbollistët të luanin 3 ndeshje në më pak se dhjetë ditë: “Nuk e di sa orë fluturim bëmë… Një çmenduri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit