Vidal pranon kaosin te Barça: Takimi Setién-Messi e ndryshoi situatën

7 Gusht 2020
14:54
Alfred Lleshi
back button

“Mundo Deportivo” publikon këtë të premte një intervistë të gjatë me Arturo Vidal, në të cilën kiliane pranon se një takim midis Quique Setién dhe Leo Messit i ka ndryshuar marrëdhëniet midis stafit trajnues katalanas dhe lojtarëve, në javët e fundit: “Lojtarët duhet të jenë të kënaqur për të performuar në nivelin më të lartë dhe kohët e fundit kjo nuk po ndodhte. Tani, është e qartë, qëndrimi i të gjitha palëve ka ndryshuar. Të gjithë jemi të bashkuar për ta fituar këtë titull (Champions-in)”.

Ky është verifikimi shterrues se diçka nuk shkonte mirë në komunikimin midis trajnerit Setién dhe lojtarëve. Në fakt, në të njëjtën intervistë, Vidal pohon se vendimet do të duhet të merren, nëse Barça nuk e fiton Ligën e Kampionëve: “Është e qartë se vendimet do të duhet të merren në bazë të rezultateve. Por, nëse trajneri vazhdon apo jo, kjo nuk është puna ime. Setien flet vetë, sepse është një trajner që flet shumë me lojtarët dhe do të bëjë mire te Barcelona”.

Në intervistën e gjatë, Vidal bën shaka dhe thotë se nuk do ta heqë kreshtën e tij (modelin e flokëve) nëse fiton Ligën e Kampionëve, por do ta bëjë tatuzh trofeun diku, në trupin e tij. “Unë e shoh veten duke e ngritur atë trofe”, – thotë Vidal me vetëbesim, megjithëse nuk do ta luajë ndeshjen kundër Napolit”. Kiliani garanton se do ta përmbushë kontratën e tij dhe do të vazhdojë sezonin e ardhshëm te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit