Vidal stërvitet me Barcelona, Interi përgatit vizitat mjekësore!

17 Shtator 2020
15:01
Telesport
back button

Arturo Vidal te Interi, afron transferimi i madh! Sipas Goal.com, lojtari i Barcelonës, i cili u stërvit me Messin dhe shokët e tij të skuadrës këtë mëngjes, pritet që sot në Milano t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me klubin zikaltër.

Mesfushori u stërvitet me Barcelonën këtë mëngjes në Ciutat Esportiva. Me të ishin edhe Luis Suarez dhe Miralem Pjanic i sapoardhur. Vidal dhe Suarez nuk u grumbulluar nga Koeman në miqësoren e fundit, teksa të dy janë me valixhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit