Video: Marcelo si Ronaldinho, tallet me portierin dhe stopim nga tjetër planet

15 Korrik 2019
10:15
Eraldo Harlicaj
back button

Zinedine Zidane nuk është me skuadrën, por Real Madridi nuk ka ndalur stërvitjen në fazën përgatitore që po zhvillohet në Kanada. Një ndër futbollistët që ka hasur shumë vështirësi në sezonin që lamë pas ishte Marcelo. Braziliani nuk ishte titullar fiks, deri në momenti që u rikthye Zizu. 

Mbrojtësi i krahut të majtë u la dhe jashtë kombëtares në fitimin e Kupës së Amerikës, por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak atë. 31-vjeçari po dhuron magji te skuadra e Real Madrid-it. Ai është "tallur" me portierin e ri Lunin me disa veprime fantastike deri në momentin që ka shënuar. 

Magjia e brazilianit nuk u ndal këtu, pasi futbollisti bëri dhe një stopim magjik. Një ndalje topi që u vu në pah nga vetë faqja zyrtare e Real Madrid-it në Twitter, pasi braziliani e kontrolli me pjesën e poshtme të këmbës një krosim të gjatë nga Kroos. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit