Premier League

Video / 10 minutat më të çmendura në Premier League

Gjatë ndeshjes Brighton-Crystal Palace janë zhvilluar 10 minutat më të çmendura të sezonit aktual të Premier League.

Në minutën e 24-të vendasit kalojnë në avantazh me Glenn Murray që shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 29-të qendërmbrojtësi Shane Duffy del me karton të kuq pasi goditi me kokë kundërshtarin.

Dy minuta më pas Leon Balogun futet në fushë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Duffy në qendër të mbrojtjes.

Menjëherë pas zëvendësimit të tij, Brighton kishte një goditje këndi për të bërë dhe ajo shfrytëzohet nga Balogun i cili shënon me prekjen e parë të topit.

Emocione që t’i jep vetëm futbolli anglez.

 

Më shumë nga Premier League