VIDEO: 17 janar 1999, dita kur Roberto Mancini mahnit Italinë

17 Janar 2021
0:28
Denis Hakanaj
back button

Më 17 janar 1999, Roberto Mancini ka realizuar një nga golat më të bukur të historisë së Serisë A.

Në Tardini të Parma-s, Lazio është përballur me skuadrën e Malesani-t dhe, kur rezultati ishte 1-1, Mancini shpiku një perlë të vërtetë 20 minuta para fundit.

Pas një goditje këndi të Mihajlovic, talenti nga Jesi u sul në shtyllën e parë duke goditur topin me thembër dhe shpinë nga porta. Topi përfundoi në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë mundësi Buffon-it.

Një gol i një bukurie të rrallë, i komentuar me këto fjalë nga Mancini: “Nëse duhet të jem i sinqertë, më erdhi natyrshëm. Kam bërë të tillë në stërvitje, akoma nuk e kam kuptuar tamam se çfarë kam bërë”.

Lazio e ka fituar ndeshjen 3-1, përveç Mancini-t shënuan edhe Vieri me Salas. Për Parma-n ka shënuar Crespo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit