VIDEO: A është ky debutimi më i pafat në histori?

23 Korrik 2019
10:59
back button

Të hënën në mbrëmje nisi kampionati për dy klube gjermane të Ligës 3, Carl Zeiss Jena dhe Ingolstadt.

Përballë 8,399 spektatorëve (protesta masive kundër futbollit të së hënës), Carl Zeiss Jena e pafat u mund 2-1, edhe pse shënoi e para, në minutën e 57-të.

Heroi i Ingolstadt ishte qendërmbrojtësi vendas Marian Sarr, i cili debutoi në mënyrën më tragjike të mundshme.

24-vjeçari, ish-Aalen, shënoi një autogol të pafat në minutën e 60-të, ndërsa vetëm 11 minuta më vonë shënoi një autogol komik, duke mposhtur portierin e vet me një gjuajtje perfekte me kokë.

Debutim më të pafat zor se kemi parë. Ndoshta e rivalizon vetëm debutimi i Jonathan Woodgate te Real Madridi, më 22 shtator 2005: në fushë si zëvendësues, anglezi shënoi autogol në Bilbao dhe më pas doli me karton të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit