Video: “A ke ti Corona virus?”, – Buffon flet me tifozin aziatik

14 Shkurt 2020
18:48
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhuruar një skenë fantastike pas ndeshjes së barazuar kundër Milanit me rezultatin 1-1. Ai po jepte autografe pas sfidës kur një djalosh nga Azia i kërkoi të firmoste në revistën e tij. 

Legjendari e plotësoi kërkesën e tij, por nisi duke ngacmuar tifozin me shaka: “A ke ti coronavirus? Po shoh drejt teje… A je ti nga Wuhan?”, – tha Buffon me shaka. Një video e tillë, pavarësisht se është në kuadrin e shakasë nuk dihet se si do të pritet nga tifozët e tij në Kinë. Dele Alli para Buffon u përfshi në një tjetër video skandal. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit