(VIDEO) Abazaj dhe shkëlqimi me dy gola në “burgun” e të rinjve, në janar vjen çlirimi

11 Dhjetor 2018
13:16
back button

Kristal Abazaj e ka luajtur ndeshjen e fundit në nivel klubi në muajin maj, me Luftëtarin. Në maj e qershor ishte pjesë e kombëtares A, në shtator ishte pjesë e Shpresave në Spanjë dhe vetëm kaq.

Muaj të tërë pa futboll të vërtetë, por vetëm stërvitje, kritika, probleme tek Anderlecht dhe ndeshje vetëm me të rinjtë e klubit.

Një makth i vërtetë, për një futbollist që ndoshta e hodhi hapin e madh shumë para kohe, sepse është e qartë që nga Gjirokastra në Bruksel, te një ndër klubet më të mëdhenj në Europë, është një bast shumë i rrezikshëm.

Dje Abazaj luajti sërish me të rinjtë e Anderlecht-it, shënoi 2 gola (minutat 42 e 78) dhe shkëlqeu në fitoren 4-2 kundër Waasland-Beveren, me të rinjtë e klubit të famshëm belg që kryesojnë renditjen dhe po tregojnë se kanë plot talente.

Megjithatë, në ekipin e parë nuk ka vend për të rinjtë dhe është e qartë që Abazaj në janar do të largohet. Është 22 vjeç, nuk ka kohë të presë që të rritet e të gjejë vend tek Anderlecht, ndaj në Belgjikë apo jashtë saj, do të gjejë një ekip që t'i japë minuta deri në fund të sezonit.

Me shumë gjasa Anderlecht do ta huazojë diku, në ndonjë ekip të vogël në Belgjikë, sepse kthimi në Shqipëri është utopi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit