VIDEO: Ahmataj sjell frymë tjetër, Tirana triumfon pastër në Gjirokastër!

27 Tetor 2019
14:56
back button

Tirana e ka nisur mirë fazën e dytë të Superligës, teksa ka mposhtur në transfertë Luftëtarin me shifrat 0-3. Debutim i mirë edhe për trajnerin e ri Julian Ahmataj, i cili e nis mjaft mirë aventurën e tij.

Sfida nisi e luftuar nga të dyja ekipet, por për të prishur ekuilibrat mendoi mbrojtësi i Luftëtarit Prikas, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të, pasi shkaktoi një 11-metërsh. Te pika e bardhë u paraqit Idriz Batha, me këtë të fundit që gaboi, duke u ndalur nga portieri vendas.

Gjithsesi, në aksionin pasardhës ishte Torassa, i cili shënoi golin e avantazhit. Më pas në minutën e 44-të, Michael Ngoo shënoi edhe golin e dytë. Në fund të sfidës, në minutën e 89-të, pati vend edhe për një gol të Edon Hasanin, me sfidën që u mbyll 0-3.

Kështu, Tirana ngjitet në krye për momentin, në kuotën e 17 pikëve, njësoj me Bylisin dhe Partizanin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit