Video: Aliti shënon supergol, mbrojtësi bën rolin e sulmuesit!

5 Maj 2019
17:17
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, ka qenë vendimtar për skuadrën e Kalmarit. Ekipi i shqiptarit priste në shtëpi Ostersundsin dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. 

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën një perlë e Alitit në të 46' barazoi shifrat. Shtatlartit i doli  topi në dalje të zonës kundërshtare dhe me një silurë nga distanca e pushoi në rrjetë. 

Një rezultat i mirë për skuadrën e tij, pasi ekipi kundërshtar lufton për kreun e klasifikimit. Kalmari nga krahu tjetër synon që të kapë mesin e artë dhe të mos rrezikojë rënien nga liga e parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit