Video: Aliti si sulmues race, shpëton ekipin me një gol shumë të bukur!

27 Korrik 2020
21:29
Eraldo Harlicaj
back button

Fidan Aliti ishte heroi i ekipit të Kalmarit në ndeshjen kundër Mjallby të luajtur në transfertë dhe të mbyllur me rezultatin 2-2. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut shmangu humbjen me një gol të shënuar në minutën e 92′.

Ai mori një top mjaft të bukur në zonë dhe me një prekje të mirë dhe goditje të saktë arriti ta dërgonte në rrjetë. Veprimi i Alitit ishte fantastik, si të ishte sulmues race dhe jo të luante si qendërmbrojtës.

Kalmari e ka nisur shumë keq sezonin, pasi ndodhet në vendin e 15 në kampionat dhe duket se do të vuajë gjatë sezonit. Aliti nga krahu tjetër po dhuron paraqitje të mira dhe ka bërë mjaft mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit