Video: “Apokalips” në Superiore, 4 gola për një pjesë loje

16 Dhjetor 2018
17:57
Eraldo Harlicaj
back button

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Skënderbeut dhe Luftëtarit e mbyllur me rezultatin 2-2 ka sjellë një lum golash. Të shënohen 4 gola për 45 minuta, është e ngjashme me një “apokalips” në futbollin tonë të një niveli të lartë. Korçarët dhe gjirokastritët po luftojnë fort në fushën, ose po tregohen shumë dashamirës, përceptim subjektiv nga secili që sheh ndeshjen. Për kronikë, fillimisht të parët kanë shënuar vendasit me anë të Bregut. Vlonjatë dërgoi topin në rrjetë në minutën e 10′ me një goditje brenda zonës që gjeti një devijim.

Kundërpërgjigjja e miqve nuk vonoi, pasi vetëm në aksion pasardhës Dimo barazoi shifrat në 1-1. Një goditje nga jashtë zone që gjeti të papërgatitur portierin Aldo Teqja.

Vulën e minutave të para ia vendosi kapiteni Marko Radas. Në minutën e 18′, ai devijoi një top duke e shtyrë drejt rrjetës. Kroati nuk arriti ta largonte nga zona e tij topin e ardhur nga krahu i djathtë, por i dha avantazhin Luftëtarit.

Sfida vazhdoi të ishte e shpejtë dhe e zjarrtë, pasi baraspesha u arrit me një gol fantastik nga Dejvi Bregu. Shtatshkurtri mori përsipër një goditje dënimi nga një distancë prej 20 metrash. Goditja e tij la në vend portieri kundërshtar dhe barazoi shifrat në 2-2.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit