(VIDEO) Arbitra me dy standarde, ja si Flamurtari u gjymtua dhe Laçi u fal javën e shkuar

8 Dhjetor 2018
11:43
back button

Në futbollin shqiptar kemi probleme pa fund dhe ata që thonë se arbitrat janë problemi ynë i madh ia futin kot, për të qenë të sinqertë.

Megjithatë, herë pas here shohim veprime absurde nga arbitrat tanë, aq sa të lindin me të drejtë dyshime nëse janë të paaftë, apo i bëjnë gjërat me qëllim? Po të jetë rasti i parë, është normale, fundja edhe futbollistët në Shqipëri nuk është se janë niveli i Premier Ligës angleze.

Shpesh të krijohet përshtypja se disa gjëra bëhen me qëllim dhe thuajse çdo javë sheh episode që ta shtojnë dozën e mosbesimit ndaj atyre që duhet të vendosin drejtësi në fushë.

Javën e shkuar pati dy ndeshje ku mund të shihet qartë gjykimi me dy standarde në Superiore, ndërsa "paaftësi apo dashakeqësi" nuk e përcaktojmë dot, por e lëmë në dorë të shikuesit.

Andi Koçi në Fushë-Krujë dha 11 kartonë të verdhë në ndeshjen Kastrioti-Flamurtari, rekord sezonal, me Pollozhanin dhe Useinin që morën kartonin që i pezullon për ndeshjen e së dielës kundër Laçit. OK, ndoshta të gjithë kartonët ishin të saktë, por pastaj sheh atë që ndodhi në Laç dhe diçka nuk shkon.

Në Laçi-Kamza, ku gjykonte Klajdi Kola, një ndër mbrojtësit më të mirë të Superiores, Fangaj, mori kartonin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 30-të. Duket sikur ishte një ndeshje shumë e qetë, por në të vërtetë po Fangaj në pjesën e dytë u bë protagonist me dy veprime që meritonin kartonin e kuq, fillimisht për një goditje me bërryl ndaj Fukuit dhe më pas për një ndërhyrje vrasëse ndaj Martinenës, i cili rrezikoi një dëmtim shumë të rëndë. Në rastin e dytë arbitri ishte 10 hapa larg, pa gjithçka dhe nuk dha as karton të verdhë, në mënyrë të pabesueshme.

Para një muaji në Partizani-Laçi Kladi Kola ndëshkoi me karton të kuq Berishën për Laçin, në muajin prill në Vllaznia-Laçi ndëshkoi Sefgjinin me karton të kuq dhe në shkurt të këtij viti në Laçi-Luftëtari ndëshkoi Fangajn me karton të kuq. Tre kartonë të kuq në 3 ndeshjet e fundit që kishte drejtuar Laçin, mos ndoshta kjo e frikësoi Kolën të merrte vendimin e duhur në Laç javën e shkuar? Ndërkohë, me veprimet e tij në Laç ndëshkoi Kamzën dhe njëkohësisht dëmtoi edhe Flamurtarin, sepse mungesa e Fangajt në Vlorë ndoshta do të peshonte shumë. 

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit