Video: ARMANDO BROJA! Sulmuesi shqiptar shënon me forcë në Holandë

19 Shtator 2020
20:34
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka shënuar golin e parë për Vitessen në ndeshjen kundër Spartës. Shtatlarti nuk e nisi si titullar, por u aktivizua në fushë në minutën e 66′ të ndeshjes.

Lojtarit të huazuar nga Chelsea i mjaftuan pak minuta për të shënuar golin e parë në futbollin profesionist. Ai u gjend në vendin dhe kohën e duhur në minutën e 82′ pasi e ndoqi mjaft mirë aksionin e ekipit të tij.

Një nga shokët e ekipit gjuajti drejt portës, portieri e ktheu në lojë dhe Broja me forcë e dërgoi në rrjetë. I riu shmangu mbulimin e rreptë të mbrojtësve kundërshtarë për të çuar rezultatin në 2-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit