Video: Aston Villa pa frena, fiton me dramë ndaj Leicesterit

18 Tetor 2020
22:14
Eraldo Harlicaj
back button

Aston Villa është ekipi për t’u mundur në Premier League. Ata fituan dhe në transfertë kundër Leicesterit me rezultatin 0-1 në minutën e 90’+1′.

Villa konfirmon se ndeshja ndaj Liverpoolit nuk ishte rastësi, pasi në 4 ndeshjet e para ka 4 fitore duke kryesuar me pikë të plota. Sfida ndaj Leicesterit ishte shumë e luftuar. Të dy ekipet u munduan të fitonin sfidën dhe dhanë gjithçka nga vetja.

U mendua se takimi do të mbyllej me rezultatin 0-0, por ishin miqtë që gjetën golin në fund të lojës. Barkley gjuajti fort nga jashtë zone dhe mposhti portierin e Leicesterit për 0-1. Një rrjetë që i dha 3 pikët ekipit mik dhe kreun e klasifikimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit