Video: Atalanta argëtohet me Brescian, Pasalic shënon hat-trick

14 Korrik 2020
23:42
Eraldo Harlicaj

Atalanta është padyshim ekipi më në formë në Itali, por ndoshta dhe në Europë. Ekipi bregamez mposhti me rezultatin 6-2 skuadrën e Brescias duke u argëtuar në fushën e blertë.

Sfida nisi mirë për bluzinjtë që gjetën golin në minutën e dytë me Pasalic, ndërsa miqtë barazuan pas një gabimi të mbrojtjes vendase për 1-1.

Goli i pësuar zgjoi furinë e Atalantës që shënoi 3 gola për 5 minuta me De Roon, Malinovsky dhe Zapatën. Pjesa e parë u mbyll 4-1.

Pjesa e dytë rezervoi dhe dy gola të tjerë për vendasit me Pasalic që kompletoi hat-trickun e tij, ndërsa miqtë ngushtuan me Spalek në të 83′ minutë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit