Video: Atletico bën detyrën, Joao Felix bën të harrohet Suarez

31 Tetor 2020
20:28
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi ka fituar në transfertë kundër Osasunas me rezultatin 1-3. Një fitore e rëndësishme e djemve të Diego Simeones që afrohet më shumë me kreun e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 me golin e Joao Felixit. Sulmuesi ktheu në gol një penallti duke mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 43′. Fillimi i pjesës së dytë solli një tjetër penallti te madrilenët, por kësaj radhe Felix gaboi dhe më i rëndë ishte gabimi i Correas.

Felix e shleu gabimin e tij në minutën e 69′. Correa pasoi mjaft mirë dhe portugezi dërgoi topin në rrjetë për 0-2. Vendasit ngushtuan shifrat me anë të Budimir për 1-2, ndërsa Torreira shënoi në minutën e 88′ për 1-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit