Video: Atletico ndjek Barcen dhe Realin, madrilenët fitojnë me vuajtje

10 Nëntor 2019
17:58
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi ka mbajtur hapin e Barcelonës dhe Real Madridit duke fituar me rezultatin 3-1 kundër Espanyolit. Nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për të besuarit e Diego Simeones që e nisën ndeshjen në disavantazh. 

Ekip mik shënoi në minutën e 38′ me Darder pas një gabimi të mbrojtjes vendase. Vendasit reaguan në fundin e pjesës së parë me Correan duke shkuar në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes. 

Pjesa e dytë nisi me ritëm nga madrilenët që gjetën shumë shpejt golin me Moratan. Sulmuesi shtatlartë shënoi një gol mjaft të bukur dhe u tregua shumë i fortë në dyluftimin që pati me mbrojtësit. Vulën ndeshjes ia vuri Koke që gjeti golin në minutën e 90’+2′. 

Atletico merr vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se Reali e Barcelona por me një ndeshje më shumë. Espanyol vazhdon në ujëra të turbullta, pasi lufton për mbijetesë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit