Video: Atletico “shëtitje” me Mallorcan, Morata rigjen golin

3 Korrik 2020
23:55
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi ka fituar me lehtësi ndaj Mallorcas me rezultatin 3-0. Skuadra madrilene ka arritur të fitojë me lehtësi ndaj ekipit modest që lufton për qëndrimin në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll me dy golat e shënuar nga Alvaro Morata. Sulmuesi shtatlartë shënoi me penallti në minutën e 29′, ndërsa në të 45’+5′ realizoi të dytin personal pas një aksioni të mirë të ekipit vendas.

Pjesa e dytë sërish foli për Atleticon që dominoi rezultatin dhe gjeti dhe golin e tretë me anë të Kokes. Mesfushori përshëndeti rrjetën në minutën e 79′ duke vulosur shifrat përfundimtare në 3-0. Atletico Merr vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Mallorca ka shumë pak shpresa për të qëndruar në ligë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit