VIDEO: Autogol spektakolar në Spanjë: i rregullt apo gafë e arbitrit?

12 Shkurt 2019
10:59
back button

Me siguri tifozët, por me shumë gjasa edhe gjithë gazetarët, nuk ia dinë përgjigjen pyetjes në titullin e këtij shkrimi, por videoja që vjen nga ndeshja e kategorive të ulëta në Spanjë, Atlético Levante-Badalona, është mjaft kurioze dhe befasuese.

Atlético Levante fiton një faull afër zonës së vet, mbrojtësi pason te portieri, i cili ishte jashtë porte dhe nuk arrin ta ndalë topin, që përfundon në rrjetë.

Autogol komik, festë për Badalonën, që shënoi golin e parë të ndeshjes pa dashje dhe në fund fitoi 2-1.

Megjithatë, ai autogol nuk është i rregullt. Duke shfletuar rregulloren e FIFA-s, zbulohet se çdo goditje dënimi, nëse ekzekutohet dhe përfundon në autogol pa e prekur asnjë lojtar tjetër veç atij që e ekzekuton, bën që arbitri të fishkëllejë një goditje këndi për ekipin kundërshtar. Vetëm kaq, thjeshtë dhe qartë. 

Problemi është se as arbitri i ndeshjes nuk e dinte këtë rregull dhe gaboi, një gabim i pranueshëm deri diku, sepse bëhet fjalë për situata që rrallë ndodhin në futboll, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë për ndeshje të kategorisë së tretë, ku edhe niveli i arbitrave nuk është ai i La Ligas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit