VIDEO: Bakaj kthehet te goli, lë pas polemikat dhe siguron finalen e kupës!

1 Maj 2019
21:06
back button

Elis Bakaj do të luajë pas pak javësh në finalen e Kupës së Bjellorusisë, duke pasur shansin të fitojë një trofe edhe aty, pas sukseseve në Shqipëri.

Sulmuesi kuqezi, i cili ka nisur sezonin e dytë në Bjellorusi, ka qenë sërish protagonist i madh sot për Shakhtyor Soligorsk, në ndeshjen gjysmëfinale kundër Isloch.

Në vajtje kishte përfunduar 2-2, ndërsa në kthim Shakhtyor ishte dominues, por edhe pse shkoi dy herë në avantazh, miqtë barazuan. Bakaj shënoi golin që çoi rezultatin në 2-1, ndërsa më pas me lojën dhe pasimet e tij ndihmoi Shakhter Soligorsk të fitonte 4-2 në shtesa. Goli i gjashtë në vitin 2019 për Bakaj, i cili që tani duket qartë se do të luftojë për Këpucën e Artë në Bjellorusi.

Një fitore e artë, që fshin edhe tensionin e krijuar nga ndeshja e fundit e kampionatit, ku Shakhtyor u mund për herë të parë në kampionat nga Energytik-BDU, 3-4, në një sfidë plot polemika për gabimet e arbitrit në dëm të Shakhtyor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit