Video: Bale çon peshë tifozët e Realit, kujton bisedën me Karius

26 Maj 2020
15:18
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Gareth Bale ka kujtuar finalen kundër Liverpoolit në Champions League. Uellsiani ishte protagonist në finalen e fituar me rezultatin 3-1 në Kiev. Futbollisti ka postuar në Twitter golin e tij fantastik me roveshatë.

Ai shënoi dy gola, ndërsa kthesa e tij me roveshatë njihet më shumë nga gjithçka. 30-vjeçari u shpall dhe lojtari i ndeshjes duke merituar trofeun individual. Bale ka kujtuar dhe bisedën me portierin e Liverpoolit, Loris Karius, pas ndeshjes së fituar. Gjermani ishte antagonisti i anglezëve, pasi gaboi rëndë në dy gola.

“I thashë vetëm: ‘Mbaje kokën lart, gabimet ndodhin’. Fatkeqësisht ndodhi në finale, por mendoj se nuk ishte aq keq sa dukej, por realisht mendoja se ai do ta shpëtonte atë gjuajte”, – tha uellsiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit