Video: Bale lë nam në stol, harron ndeshjen dhe merret me sportin e ri në pankinë

16 Dhjetor 2019
12:05
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Real Madrid-it, Gareth Bale, nuk luajti si titullar në ndeshjen ndaj Valencias. Uellsiani u fut në fushën e lojës në minutën e 69′ duke i marrë vendin Iscos. 30-vjeçari nuk luajti nga minuta e parë, por nuk e humbi kohën kot në stol. 

Ai nuk dukej fare i interesuar në një moment të sfidës dhe nisi duke bërë sfidën e shishes në stol. Bale tërhoqi vëmendjen e Casemiros dhe Militaos. Braziliani po shihte me shumë vëmendje sfidën, ndërsa uellsiani gjeti një sport tjetër që i mori vëmendjen. 

Interi i tij për futbollin nuk është në nivelet maksimale, ndërsa tekniku Zidane duket se ka hequr sërish dorë prej tij. Ai nuk po e aktivizon më si titullar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit