Video: Bale luan golf në stërvitjen e Realit, tifozët tërbohen nga sulmuesi

6 Dhjetor 2019
14:27
Eraldo Harlicaj
back button

Gareth Bale nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen e radhës kundër Espanyol-it. Ekipi madrilen do të vuajë mungesën e sulmuesit, pasi ky i fundit ka marrë një dëmtim në sfidën kundër Deportivo Alavesit. 

Uellsiani nuk është në gjendje të luajë, ndërsa në seancën e sotme stërvitore ka lënë një moment të madh që është fiksuar nga kamerat. Sulmuesi ka nisur të luajë gol me topin. 

Ai u stërvit i diferencuar, ndërsa është në qendër të akuzave, pasi nuk ka shfaqur asnjëherë të njëjtin përkushtim si te Reali, si te Uellsi. Madrilenët nuk e duan dhe nuk do të mërziteshin nëse uellsiani largohet nga skuadra. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit